VIDEO/ Nga Batistuta e Zanetti te Crespo, legjendat e Argjentinës kthehen në ultras të kombëtares së tyre

VIDEO/ Nga Batistuta e Zanetti te Crespo, legjendat e Argjentinës kthehen në ultras të kombëtares së tyre

18:30, 02/12/2022
A+ Aa A-

Argjentina arriti të kualifikohej si e parë e grupit C, falë fitoreve me Meksikën dhe Poloninë.

Argjentinasit e nisën keq kampionatin botëror, pasi u mundën në ndeshjen e parë nga Arabia Saudite me rezultatin 1-2, mirëpo fitoret ndaj Meksikës dhe Polonisë (2-0 të dyja) bën që humbja të harrohej dhe të kalonin më tej.

Image

Në sfidën e fundit ndaj polakëve që kishte një rëndësi të veçantë, u pa mbështetja e disa prej legjendave më të mëdha të futbollit argjentinas, të cilët u kthyen në ultras, duke u bërë njësh me tifozët e tjerë.

Në shkallët e stadiumit ra në sy prania e Gabriel Batistutas, Javier Zanettit, Esteban Cambiasos, Juan Pablo Sorin dhe Hernan Crespos, të cilët gjatë sfidës po këndonin kore në mbështetje të kombëtares së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco