Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

I zemëruar me eliminimin, video e tifozit të dëshpëruar meksikan bën xhiron e botës

I zemëruar me eliminimin, video e tifozit të dëshpëruar meksikan bën xhiron e botës

21:07, 01/12/2022
A+ Aa A-

Futbollistët e Meksikës u eliminuan në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar për shkak të golavarazhit më të keq se Polonia, dhe një video e një tifozi të dëshpëruar që nuk mund të duronte se si u eliminua kombëtarja e tij dhe që e shfrynte zemërimin në një televizor po qarkullon në internet.

Në ndeshjen e fundit, meksikanët mundën Arabinë Saudite me rezultat 2-1, dhe me barazimin ndaj Polonisë në raundin e parë dhe humbjen 2-0 ndaj Argjentinës, nuk u mjaftoi atyre për të shkuar më tej, kështu që u eliminuan nga mesi i kombëtareve më të mira botërore.

Është e qartë se kur kombëtarja bie pas një ndërthurje të tillë rrethanash, tifozët e marrin edhe më të rëndë dështimin dhe zhgënjimi i tyre është edhe më i madh, dhe përfaqësimi më i mirë i kësaj është videoja që qarkullon aktualisht në internet, e cila tregon një tifoz të dëshpëruar as nuk di si të sillet për shkak të dëshpërimit të skajshëm .

Fillimisht ka thyer televizorin me grushte, e më pas ka marrë një thikë dhe e ka shkatërruar plotësisht. Bashkë me inatin që shpërtheu, në zërin e tij mund të dëgjohet qartë dëshpërimi që ndjeu për eliminimin tragjik të kombëtares  së tij.

Kujtojmë se Polonia në fazën e 1/8-ave do të luajë kundër Francës, ndërsa Argjentina si e para nga ky grup do të luajë kundër Australisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco