Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Formacionet zyrtare/ Japoni-Spanjë, 'Samurait' kërkojnë mrekullinë e madhe ndaj iberikëve

Formacionet zyrtare/ Japoni-Spanjë, 'Samurait' kërkojnë mrekullinë e madhe ndaj iberikëve

19:03, 01/12/2022
A+ Aa A-

Japonia përballet me Spanjën këtë të enjte në orën 20:00, në kuadër të raundit të tretë dhe të fundit të Grupit E. Ky grup është shumë i diskutueshëm pasi katër skuadrat që e përbëjnë mund të kualifikohen. Pas suksesit madhështor kundër Gjermanisë (1-2), djemtë e Hajime Moriyasu humbën, për habinë e të gjithëve, kundër Kosta Rikës (0-1). Për të siguruar kualifikimin, “Samuraive” u duhet të fitojnë kundër Spanjës.

“La Roja” e filloi këtë Botëror më së miri duke mundur Kosta Rikën (7-0) përpara se të ndante pikët me panzerat gjerman (1-1). Një barazim do të mjaftonte që kampionët e botës 2010 të përfundonin në krye të grupit të tyre.

Kështu, Luis Enrique zgjodhi të ndryshojë nga e diela e kaluar. Spanjollët janë artikuluar në 4-3-3 me Simon në portë, teksa mbrojtja do të përbëhet nga Azpilicueta, Rodri, Pau Torres, Balde. Në mes, Pedri, Busquets dhe Gavi do të ushqejnë Olmon, Morata-n dhe Williams. Nga ana e saj, Japonia e nisi ndeshjen 4-2-3-1. Taniguchi, Itakura, Yoshida dhe Nagatomo përbëjnë mbrojtjen. Ndërsa dyshja, Tanaka, Morita do të tentojë të bëjë lidhjen me katërshen sulmuese Kubo, Kamada, Ito, Maeda.

Formacionet zyrtare:

Japoni: Gonda - Taniguchi, Itakura, Yoshida (kap.), Nagatomo - Tanaka, Morita - Kubo, Kamada, Ito - Maeda

Spanja: Simon - Azpilicueta, Rodri, Torres, Balde - Pedri, Busquets, Gavi - Olmo, Morata, Williams

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco