“Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një disfate”.
Kështu e komentoi Robert Lewandowski humbjen ndaj Argjentinës, rezultat i cili nuk i cenoi Polonisë vazhdimësinë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Më tej, sulmuesi theksoi se pritën me shumë emocione përfundimin e sfidës Arabi Saudite-Meksikë, ndërsa shtoi se me Francën do argëtohen në maksimum.
“Është fantastike që dolëm në raundin e 16-të. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar. Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, u shpreh Lewandowski.
© SYRI.net