Kupa e Botës/ Arabia Saudite-Meksikë, publikohen formacionet zyrtare

Kupa e Botës/ Arabia Saudite-Meksikë, publikohen formacionet zyrtare

19:24, 30/11/2022
A+ Aa A-

Epilogu i Grupit C në këtë Botëror 2022! Argjentina, Polonia, Arabia Saudite dhe Meksika mund të pretendojnë për një vend në raundin e 1/8-ave...Në orën 20:00, në stadiumin Lusail Iconic, Arabia Saudite e Herve Renard-it përballet me Meksikën e Tata Martinos, dy skuadra të mposhtura në raundin e dytë. Arabia Saudite (3, 3 pikë) do të kualifikohet nëse fiton, ndërsa Meksikës (4, 1 pikë) ka nevojë për një sukses me shumë gola dhe një paraqitje të dobët të Polonisë ose Argjentinës për të kaluar. I pavendosur deri në fund.

Për këtë ndeshje të tretë të grupit, Herve Renard mbështetet në 4-3-3 dhe ndryshon tre lojtarë. Nga njëmbëdhjetëshja del nga krahu i majtë Al-Burayk, i zëvendësuar nga Al-Tambakti, i cili do të zërë boshtin e mbrojtjes. Sami Al-Anjei është gjithashtu jashtë dhe Ali Alhassan zë vendin e tij në mesfushë. Mesfushori Abdulelah Almaki zëvendësohet nga Sulltan Alghannam, i cili do të zërë pozicionin e krahut të djathtë. Përballë, Gerardo 'Tata' Martino zgjedh t'i besojë dhjetë nga njëmbëdhjetë lojtarët e mundur nga Argjentina në raundin e dytë. Ndryshimi i vetëm: Hector Herrera i la vendin Orbelin Pineda në mesfushë. Lozano, Martin dhe Vega janë rreshtuar në sulm.

Formacionet zyrtare:

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco