Taulant Xhaka i dërgon mesazh Granitit para sfidës Zvicër-Serbi

Taulant Xhaka i dërgon mesazh Granitit para sfidës Zvicër-Serbi

15:37, 30/11/2022
A+ Aa A-

Më 2 dhjetor në Grupin G do të zhvillohet ndeshja “finale” ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për median zvicerane “BLICK”, rreth ballafaqimit ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.

Taulanti e ka këshilluar vëllain e tij më të vogël, Granitin, për këtë duel që luhet këtë të premte.

Këshilla e 31-vjeçarit ka qenë që Graniti ta ruajë qetësinë, teksa tregoi se nuk ishte aspak i lumtur me shortin që i vuri kundërshtarë këto dy ekipe.

“Të them të drejtën, nuk isha i kënaqur me shortin. Por kam diskutuar me Granitin rreth kësaj ndeshje. Unë i thashë atij që çfarëdo që të ndodhë në këtë ndeshje, nëse shënon ose humb, vetëm ruaj gjakftohtësinë dhe luaj lojën tënde siç di ti. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, është një ndeshje futbolli”, ka thënë Taulant Xhaka për “Blick”,

Në Botërorin e zhvilluar në vitin 2018 në Rusi, Zvicra dhe Serbia ishin ballafaquar mes tyre, sfidë kjo që u takoi “Helvetikëve” 2-1 me golat shqiptarë të Xhakës e Shaqirit.

Kjo ndeshje pati bërë bujë të madhe edhe më shumë nga golat e shënuara prej Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pasi këta dy të fundit e kishin bërë shqiponjën me duar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco