Statistikat interesante të Poloni-Argjentinë

Statistikat interesante të Poloni-Argjentinë

14:56, 30/11/2022
A+ Aa A-

Plot 11 herë janë përballur mes tyre Argjentina dhe Polonia, me një bilanc prej 6 triumfesh të amerikanojugorëve, 3 të europianëve dhe 2 barazime.

Kjo është ndeshja e tretë mes Polonisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës, pasi Polonia fitoi 3-2 në 1974-ën dhe bardhekaltrit fituan 2-0 në 1978-ën, vit në të cilin fituan trofeun për herë të parë.

Pasi fitoi katër nga shtatë ndeshjet e para të Kupës së Botës kundër ekipeve të Amerikës së Jugut, Polonia ka humbur tri ndeshjet e fundit kundër tyre në këtë kompeticion pa shënuar gol.

Argjentina ka humbur dy ndeshjet e fundit kundër ekipeve europiane në Kupën e Botës: kundër Kroacisë (0-3) dhe Francës (3-4) në 2018; për më tepër, bardhekaltrit nuk kanë pësuar asnjëherë tri humbje radhazi ndaj këtyre kombëtareve në kompeticion.

Pas fitores kundër Meksikës, Argjentina mund të kualifikohet në fazën me eliminim direkt për herë të 13-të në 14 pjesëmarrjet e saj të fundit në Kupën e Botës. Eliminimi i vetëm në grupe i përket vitit 2002.

Polonia mund të kualifikohet përtej fazës së grupeve në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986, ndërsa hera e fundit që mbeti e pamposhtur në të tria ndeshjet e grupeve ishte në vitin 1982, kur në sfidën e tretë dhe të fundit fitoi 5-1 ndaj Perusë.

Argjentina e bëri goditjen e parë kundër Meksikës vetëm në minutën e 40-të të lojës. Në total nga të dyja skuadrat në fund u regjistruan 9 goditje (Argjentinë 5, Meksikë 4), numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës, që nga viti 1966.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco