Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Brazili në ankth, dëmtohet titullari i tretë i Tite

Brazili në ankth, dëmtohet titullari i tretë i Tite

19:36, 29/11/2022
A+ Aa A-

Brazili triumfoi në përballjen kundër Zvicrës dhe u kualifikua për në fazën tjetër të Kupës së Botës. Megjithatë nuk kanë fund shqetësimet për trajnerin Tite. 61-vjeçari ka humbur titullarin e tretë të ekipit pas Neymar dhe Danilos në ndeshjen kundër Serbisë.

Bëhet fjalë Alex Sandron, një tjetër mbrojtës i Juventusit i cili është dëmtuar në ndeshjen e djeshme përballë Zvicrës. Këtë e ka konfirmuar mjeku i “Seleçao”, Rodrigo Lasmar. “Alex Sandro ndjeu dhimbje në këmbën e majtë dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Mbrojtësi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër Kamerunit dhe do të vazhdojë të rikuperohet sa më shpejtë.” – tha mjeku i përfaqësueses Braziliane.

Ky i fundit foli edhe për dy të dëmtuarit e mëparshëm Neymar dhe Danilo. “Ata janë ende në fazën e rikuperimit nga dëmtimet që pësuan. Në takimin tonë të përditshëm me stafin stërvitor, kemi përmendur se këta tre sportistë nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Kamerunit.” – përfundoi Lasmar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco