Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Trazirat/ Kina censuron Botërorin sepse tifozët nuk mbajnë maska

Trazirat/ Kina censuron Botërorin sepse tifozët nuk mbajnë maska

12:00, 28/11/2022
A+ Aa A-

Kina është përfshirë nga protesta të pazakonta për shkak të situatës së krijuar në vend nga izolimi ekstrem për shkak të koronavirusit.

Disa nga qytetet më të mëdha u përfshinë nga trazirat, ndërkohë që si fitil për ngjarjen shërbeu zjarri në një bllok banesash ku vdiqën dhjetë persona.

Viktimat ishin të izoluar për shkak të koronavirusit dhe nuk mundën të dilnin jashtë për shkak se dyert ishin të kyçura.

Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet po ndërmarrin edhe disa masa të çuditshme.

Kështu, Daily Mail raporton se banorët e Kinës po shohin një version të censuruar të Botërorit të Katarit.

Atyre nuk u lejohen të shohin pamjet e tifozëve nëpër stadium, pasi ata nuk mbajnë maska.

Çdo vend në botë sheh të njëjtat pamje nga Botërori, por Kina është ndryshe, pasi pamjet e turmave në stadium janë të censuruara duke përdorur një teknikë vonimi të pamjeve me 30 sekonda.

Kjo bëhet në mënyrë që qytetarët të mos shohin që tifozët po bëjnë qejf në stadium pa pasur nevojën e maskave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco