Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO/ Fitorja e Marokut ndaj Belgjikës, Brukseli 'digjet' nga përleshjet e dhunshme

VIDEO/ Fitorja e Marokut ndaj Belgjikës, Brukseli 'digjet' nga përleshjet e dhunshme

19:34, 27/11/2022
A+ Aa A-

Gjatë dhe pas ndeshjes mes Marokut dhe Belgjikës në Kupën e Botës në Katar, u panë skena kaotike të organizuara nga tifozët marokenë në rrugët e Brukselit.

Siç dihet, një numër i madh marokenësh jetojnë dhe punojnë në Belgjikë dhe sot 150 prej tyre kanë shkaktuar incidente të shumta në rrugët e Brukselit. Shkak është bërë ndeshja mes Marokut dhe Belgjikës që u luajt në Katar.

Marokenët festuan me rezultat 2:0, por kjo nuk i pengoi tifozët e këtij vendi të krijojnë trazira të vërteta në Belgjikë.

Marokenët i vunë flakën dhe i thyen makinat që kalonin në rrugë. Tensioni nisi pasi arbitri e anuloi golin e Hakim Ziyech për pozicion jashtë loje në pjesën e parë me rezultatin 0:0.

Tensionet u rritën pas ndeshjes dhe pamjet nga rrugët e Brukselit u postuan në rrjetet sociale duke shkaktuar kaos.

Policia ka ndërhyrë dhe konflikti me tifozët ka zgjatur disa minuta. Marokenët u përgjigjën duke gjuajtur me gurë ndaj policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco