Trajneri dhe Federata e Iranit të zemëruar me deklaratën e Klinsmann: Turp për futbollin!

Trajneri dhe Federata e Iranit të zemëruar me deklaratën e Klinsmann: Turp për futbollin!

17:20, 27/11/2022
A+ Aa A-

Federata e Futbollit të Iranit ka kërkuar sot dorëheqjen e anëtarit të komitetit teknik të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Jurgen Klinsmann, pas një komenti në të cilin ai akuzoi iranianët se kanë ndikuar te arbitrat gjatë ndeshjes kundër Uellsit (2:0)

"Është qëllimisht, nuk është rastësi. Është pjesë e kulturës së tyre, kështu luajnë ata. Ata sulmojnë gjyqtarin, gjyqtarin e linjës, gjyqtarin e katërt... Për shkak të tyre, përqendrimi juaj bie," tha Klinsmann për “BBC” të martën.

Deklaratat zemëruan trajnerin iranian Carlos Queiroz.
“Këto komente për kulturën iraniane, kombëtaren dhe lojtarët e mi janë një turp për futbollin”, i është përgjigjur Queiroz Klinsmann në “Twitter”.

"Në të njëjtën kohë me konsiderata të ndryshme fatkeqe në lidhje me ekipin kombëtar të Iranit dhe stërvitjen e tij, Klinsmann shprehu një mendim për kulturën iraniane. Federata iraniane e Futbollit tashmë i ka kërkuar FIFA-s për sqarime dhe ka kërkuar një falje dhe dorëheqje nga Klinsmann," tha Federata e Futbollit iranian.

Ata gjithashtu e ftuan Klinsmann të vizitojë kampin stërvitor të iranianëve në Katar në mënyrë që të ketë një pasqyrë të historisë persiane disa mijëra vjeçare dhe vlerën e futbollit dhe sportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco