VIDEO/ Mbappe dominon Botërorin, sulmuesi francez ‘driblon’ kundërshtarët edhe pa top

VIDEO/ Mbappe dominon Botërorin, sulmuesi francez ‘driblon’ kundërshtarët edhe pa top

14:09, 27/11/2022
A+ Aa A-

Kylian Mbappe është në formë fantastike në Botërorin e Katarit, teksa dje shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Francës ndaj Danimarkës.

Ai i solli kështu kombëtares së tij një vend në fazën e 16-të para përfundimit të fazës së grupeve të kompeticionit.

Mbappe shënoi golin e parë gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes kur arriti të mposhtë Schmeichel pas një pasimi të dyfishtë me Teo Hernandez.

Sulmuesi i PSG-së nuk u ndal me kaq dhe katër minuta para përfundimit të ndeshjes shënoi golin e dytë në këtë ndeshje dhe të tretin në total në Botëror, duke i sjellë një fitore të vlefshme skuadrës së tij.

Përveç golave, Mbappe bëri përshtypje edhe me lëvizje të tjera të shumta dhe njëra prej tyre u bë hit në rrjetet sociale.

Kështu, gjatë një sulmi, Mbappe ka bërë një veprim me trup me të cilën ka “fikur” mbrojtësin danez Rasmus Kristensen. Mbrojtësi i Leeds madje ra në tokë, por u ngrit shpejt dhe vazhdoi të luante sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Lojtarët kundërshtarë janë qartësisht të vetëdijshëm për shpejtësinë e Mbappes dhe se çdo moment i pavëmendjes, sulmuesi i PSG-së do të përfitonte duke i shpëtuar “rojeve” të tij dhe në fund të “kapi mat” portierin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco