Kupa e Botës/ Belgjika kërkon kualifikimin ndaj Marokut, formacionet zyrtare

Kupa e Botës/ Belgjika kërkon kualifikimin ndaj Marokut, formacionet zyrtare

13:06, 27/11/2022
A+ Aa A-

Botërori 2022 vazhdon këtë të diel me ditën e dytë të grupit F. Belgjika, e cila është kryesuese e grupit, sfidon Marokun. Djajtë e Kuq luajnë me modulin 4-2-3-1 ku Thibaut Courtois mbron portën, teksa përballë do të jenë të vendosur Thomas Meunier, Toby Alderweireld, Jan Vertonghen dhe Timothy Castagne. Axel Witsel dhe Amadou Onana mbajnë mesfushën. I vetëm në ballë, Michy Batshuayi mbështetet nga Thorgan Hazard, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard.

Nga ana tjetër, Atlas Lions zgjedhin një 4-3-3 me Yassine Bounou në portë pas Achraf Hakimi, Romain Saiss, Nayef Aguerd dhe Noussair Mazraoui. Në mesfushë gjejmë Azzedine Ounahi, Sofyan Amrabat dhe Selim Amallah. Korridoret janë të “pushtuara” nga Hakim Ziyech dhe Sofiane Boufal ndërsa Youssef En-Nesyri merr drejtimin në sulm.

Formacionet zyrtare:

Belgjikë: Courtois - Meunier, Alderweireld, Vertonghen, Castagne - Witsel, Onana - T. Hazard, De Bruyne, E. Hazard - Batshuayi

Marok: Bounou - Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui - Ounahi, Amrabat, Amallah - Ziyech, En-Nesyri, Boufal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco