Kosta Rika trondit Japoninë me një goditje të vetme dhe 'trazon ujërat' në grupin E

Kosta Rika trondit Japoninë me një goditje të vetme dhe 'trazon ujërat' në grupin E

12:57, 27/11/2022
A+ Aa A-

Kosta Rika mposhti Japoninë në raundin e dytë në stadiumin 'Ahmad bin Ali' me rezultat 1-0, duke e komplikuar më tej situatën në grupin E të Kupës së Botës.

Pjesa e parë e ndeshjes është kandidate për 45 minutat më të këqija të të gjitha ndeshjeve në Botërorin e këtij viti. Pothuajse asgjë nuk ndodhi, nuk pati asnjë goditje të vetme në portë, kështu që rrjetat nuk u tundën.

Kështu ka qenë edhe në pjesa e dytë deri në fund kur ka pasur një situatë të dyshimtë në zonën e Japonisë. Endo tërhoqi Campbell-in, i cili u rrëzua, por arbitri pas konsultimit me VAR-in vendosi se nuk kishte elementë për dënimin më të ashpër.

Nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes, Fuller shënoi për 1-0. Tejeda rrëmbeu topin 30 metra larg portës japoneze dhe ia kaloi Fullerit, i cili e futi topin në portë nga rreth 20 metra. Në të njëjtën kohë, ishte gjuajtja e parë dhe e vetme e Kosta Rikës në portë në këtë ndeshje.

Kostarikanët arritën të mbrojnë epërsinë deri në fund të ndeshjes dhe të festojnë një fitore të madhe dhe të papritur.

Japonia dhe Kosta Rika tani kanë nga tre pikë, si dhe Spanja, e cila do të luajë sonte kundër Gjermanisë, e cila ende nuk ka fituar asnjë pikë. Japonia, Spanja, Gjermania dhe Kosta Rika takohen në raundin e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco