Luis Enrique kujton Xanën, vajzën e tij të ndjerë, në ditëlindjen e saj: Kudo që të jesh, shumë puthje

Luis Enrique kujton Xanën, vajzën e tij të ndjerë, në ditëlindjen e saj: Kudo që të jesh, shumë puthje

12:39, 27/11/2022
A+ Aa A-

Pak orë para ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë në Botërorin e Katarit, trajneri i ibrikëve, Luis Enrique ka publikuar një video emocionuese në rrjetet e tij sociale duke kujtuar vajzën e tij Xana. Vogëlushja e cila u nda nga jeta në vitin 2019, sot do të ishte 13 vjeç. Në postim, tekniku spanjoll shfaqet duke ngarë biçikletën, i shoqëruar nga një anëtar i stafit të tij stërvitor.

 

 “Mirëmëngjes Lorenzin. Jemi tashmë në ditën e katërmbëdhjetë të grumbullimit. Sot nuk luajmë vetëm kundër Gjermanisë, por sot është një ditë shumë e veçantë sepse Xanita do të ishte 13 vjeç. Dashuri, kudo qe te jesh, dite te mbare, shume puthje. Ne Të duam ty! Mirupafshim”, tha Enrique në videon e postuar në profilin e tij në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco