Në xhiron e parë të Kupës së Botës në Katar, futbollistët e Argjentinës zhgënjyen tifozët e tyre që kanë ambiciet më të larta të mundshme, ndaj mbrëmë iu desh të mposhtin Meksikën në ndeshjen e raundit të dytë për të rikthyer besimin.
Me golat e Lionel Messit dhe Enzo Fernandez ia dolën të rrëmbenin tri pikët dhe më pas në dhomat e zhveshjes u bë një festë sikur të kishin arritur një fitore në ndonjë fazë eliminatore të kampionatit.
Lojtarët e Argjentinës u emocionuan shumë pas triumfit që i ktheu në jetë pas katastrofës në ndeshjen e parë.
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) November 26, 2022
Ata kënduan këngën e tifozëve të kombëtares së tyre dhe në tavolinë në mes të sallës ishte portieri i parë i kombëtares Emiliano Martinez.
Ai u çmend dhe u hodh mbi tavolinë, goditi disa herë tavanin dhe në një moment tundte një peshqir.
Edhe Messi po këndonte, dhe gjatë gjithë kohës ndiqte me duar ritmin e shokëve të tij shumë më të zhurmshëm.
Argjentinasit festuan në mënyrë euforike triumfin ndaj Meksikës dhe paralajmëruan një ndeshje vendimtare ndaj Polonisë në raundin e tretë të fazës së grupeve, në të cilën triumfi do të nënkuptonte një rrugë të sigurt për në fazën eliminatore të kampionatit.
© SYRI.net