Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

VIDEO/ Gol dhe asist, Messi shkëlqen në fitoren e pastër të Argjentinës me Meksikën

VIDEO/ Gol dhe asist, Messi shkëlqen në fitoren e pastër të Argjentinës me Meksikën

22:00, 26/11/2022
A+ Aa A-

Argjentina reagon mjaft mirë pas humbjes me Arabinë Saudite, siguron ndaj Meksikës fitoren e parë në Botëror dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në Grupin C, shkruan Syri.net.

Kjo falë Lionel Messit, i cili ishte protagonist në të dy golat e fitores së pastër 2-0 të skuadrës së tij kundër Meksikës.

Fillimisht “Pleshti” shënoi në minutën e 64-t, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa më pas asiston për Fernandez (87'), i cili vulos fitoren 2-0.

Argjentina kalon kështu tronditjen e humbjes me Arabinë Saudite dhe merr tri pikët, që e mbajnë në garë për kualifikim, teksa ndeshjen vendimtare do ta luajë me kryesuesen e grupit, Poloninë.

/ Florian Behlula / Syri.net /

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco