Vdes një tifoz në Katar

Vdes një tifoz në Katar

17:29, 26/11/2022
A+ Aa A-

Një tifoz i Uellsit ka vdekur fatkeqësisht teksa gjendej në Katar për të parë ekipin të luante në Kampionatin Botëror.

Kevin Davies nga Pembrokeshire, ishte në Doha me djalin dhe miqtë e tij dhe besohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Uellsi humbi dje ndeshjen e dytë me Iranin, ndërsa sot Ambasada e Uellsit shkroi: “Për fat të keq ne kemi humbur një nga tifozët në Katar, ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për djalin e tij këtu në Doha dhe familjen e tij në Uells. U prehtë në paqe”.

Tifozi 62-vjeçar nuk po e shikonte skuadrën e tij të humbiste 2-0 ndaj Iranit në momentin e vdekjes së tij, pasi ishte në gjendje të rëndë.

Ai raportohet se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Hamad, në Doha, pas ndeshjes së Uellsit kundër Iranit, ku më vonë vdiq.

Sipas dëshmitarëve okularë, një ambulancë u thirr dhe ndihmësmjekët trajtuan tifozin, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco