Poloni-Arabia Saudite: Polakët kryesojnë në pjesën e parë, Szczesny priti penallti

Poloni-Arabia Saudite: Polakët kryesojnë në pjesën e parë, Szczesny priti penallti

15:01, 26/11/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës mes Polonisë dhe Arabisë Saudite, e vlefshme për raundin e dytë të grupit C në Kupën e Botës.

Polakët po fitojnë me rezultatin 1-0 ndaj sauditëve, falë golit të shënuar nga Zelinski dhe penalltisë së pritur nga Szczesny në fund.

Loja nis vrullshëm me skuadrat që provuan të surprizojnë kundërshtarin, por pa arritur të shkonin tek goli. Për të ardhur tek goli, duhet të prisnim minutën 39-të, kur Zielinski tundi rrjetën e kundërshtarëve.

Në minutën e 45’ sauditët patën një mundësi të artë për të barazuar, pasi arbitri akordoi penallti pas ndërhyrjes së VAR.

Mirëpo, portieri i polakëve Szczesny ishte në formë mjaft të mirë, duke arritur të ndal penalltinë Al Dawsari dhe gjuajtjen e Al Breik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco