'Do ta dërgoj në tribunë nëse bën atë gjest', Enrique 'kërcënon' dhëndrin e tij

'Do ta dërgoj në tribunë nëse bën atë gjest', Enrique 'kërcënon' dhëndrin e tij

12:22, 26/11/2022
A+ Aa A-

Autor i dy golave në ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës në Katar kundër Kosta Rikës (7-0) , Ferran Torres është rikthyer në formën ideale në këtë Botëror, ashtu si “La Roja”. Mirëpo, trajneri i tij, Luis Enrique e parajamëroi sulmuesin spanjoll, në një live Twitch, edhe pse ai dhuroi një performancë të mirë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Image

Sulmuesi i Barcelonës po kalon një romancë me vajzën e madhe të trajnerit të Kombëtares spanjolle, Siran. Dy të rinjtë janë bashkë prej një viti. I pyetur se si do të reagonte nëse Ferran Torres do të feston duke bërë gjestin e biberonit duke iu referuar një shtatzënie të mundshme të partneres së tij, Luis Enrique deklaroi:

“Nëse shënon, unë gëzohem, por nëse bën gjestin e biberonit, unë e zëvendësoj menjëherë, e dërgoj në tribunë dhe ai nuk shkel më këmbë në stadium apo fushë. Nuk po bëj aspak shaka!“, deklaroi duke qeshur Lucho, i cili synon të arrijë në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Spanjën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco