Argjentina mund të ketë një ‘xhelat’ të lindur në tokën e saj

Argjentina mund të ketë një ‘xhelat’ të lindur në tokën e saj

11:16, 26/11/2022
A+ Aa A-

Meksika fërkon duart. Lënia e Argjentinës jashtë Kupës së Botës 2022 në Katar është motivimi i tyre kryesor. Historikisht, meksikanët nuk kanë mundur të fitojnë një ndeshje të vetme të rëndësishme kundër albicelestëve dhe rekordi është dërrmues. Argjentina ka 15 fitore, 11 barazime dhe katër fitore të meksikanëve. Në Kupat e Botës rekordi është 3-0.

Argjentina dhe Meksika përballen sonte (20:00) midis tyre në stadiumin Lusail. Të dy skuadrat vijnë me synimin për fitore, pas humbjes ndaj Arabisë Saudite (2-1) dhe barazimit me Poloninë (0-0) në ndeshjen e parë të grupit C. Nëse skuadra e Messit humbet, ata i thonë lamtumirë kompeticioni më madhor në Botë, ndërsa një disfatë i lë meksikanët në pritje të rezultateve në ndeshjet e tjera.

Albicelestet, që shiheshin si favoritët për titull, po kalojnë një moment të vështirë. Ky është Botërori i fundit për Messin, Di María dhe Otamendi, tre nga të mbijetuarit e finales së humbur ndaj Gjermanisë në edicionin brazilian. Pjesa tjetër e skuadrës është gjenerata e re që debuton në duart e Lionel Scaloni.

 

Teksa shumica e sportdashësve në botë kërkon që Argjentina të triumfojë në këtë Botëror, për shkak se do të jetë i fundit për Messi-n, ka një argjentinas që nuk e dëshiron këtë. Gerardo Martino ndodhet në një pozitë të vështirë, teksa do të jetë i ulur në stolin e Meksikës dhe do të përpiqet me çdo kusht të fitojë kundër vendlindjes së tij. Martino u ka kërkuar gazetarëve në konferencën për shtyp që të kuptojnë pozitën e tij. Megjithatë thekson se nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të kërkojë me çdo kusht fitoren e Meksikës.

 

“Unë do t’ju pyesja se çfarë do të bënit nëse do të ishit në vendin tim. Meksika duhet të fitojë, ne do të përpiqemi. Nuk ka përgjigje tjetër. E di ku kam lindur, mund t’ju them emrin e spitalit, vitin dhe qytetin ku kam lindur, por duhet të bëj gjithçka që Meksika të fitojë. Nuk kam zgjidhje tjetër. Në short, kur mora vesh që isha në të njëjtin grup me Argjentinën, as që e mendoja se do të vinte deri këtu, se ata nuk kanë pikë pas ndeshjes me Arabinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco