Kupa e Botës/ Tunizi-Australi, publikohen formacionet zyrtare

Kupa e Botës/ Tunizi-Australi, publikohen formacionet zyrtare

10:15, 26/11/2022
A+ Aa A-

Botërori 2022 vazhdon këtë të shtunë me raundin e dytë të Grupit C dhe D. Përballja e parë është ajo mes Tunizisë dhe Australisë, në orën 11:00. Tunizianët do të luajnë me modulin 3-4-3 me Aymen Dahmen në portë pas Dylan Bronn, Yassine Meriah dhe Montassar Talbi. Pozicionet e pistonit mbahen nga Mohamed Drager dhe Ali Abdi. Naim Sliti dhe Youssef Msakni shoqërojnë Issam Jebalin në sulm.

Nga ana tjetër, australianët do të luajnë me formacionin 4-3-3 me Mathew Ryan i cili do të mbrojë katërkëndëshin e portës. Përballë tij, Fran Karacic, Kye Rowles, Harry Souttar dhe Aziz Behich përbëjnë mbrojtjen. Aaron Mooy është pozicionuar si rojtar i Riley McGree dhe Jackson Irvine. Mitch Duke është vendosur në ballë së bashku me Mathew Leckie dhe Craig Goodwin.

Formacionet zyrtare:

Tunizi: Dahmen - Bronn, Meriah, Talbi - Dräger, Shkiri, Laïdouni, Abdi - Sliti, Jebali, Msakni

Australi: Ryan - Karacic, Rowles, Souttar, Behich - McGree, Mooy, Irvine - Leckie, Duke, Goodwin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco