VIDEO/ Si u përmbys Argjentina: Fjalimi epik i trajnerit të sauditëve, fantastik edhe përkthyesi

VIDEO/ Si u përmbys Argjentina: Fjalimi epik i trajnerit të sauditëve, fantastik edhe përkthyesi

09:46, 26/11/2022
A+ Aa A-

Eksperti francez Herve Renard ka arritur të motivojë kombëtaren e Arabisë Saudite për përmbysjen kundër Argjentinës, teksa së fundmi është publikuar video e fjalimit të tij epik që “tronditi” lojtarët.

Renard, i cili hyri në histori si trajneri i vetëm që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me dy kombëtare të ndryshme, arriti të motivojë skuadrën e tij për fitoren më të madhe të Arabisë Saudite në histori.

Pamjet e fjalimit të tij epik në dhomat e zhveshjes tregojnë se si ai i motivonte lojtarët e tij. Në çdo gjë e ndihmoi një përkthyes mjaft interesant i cili u bë hit në rrjetet sociale pasi bërtiste njësoj si Renard teksa përkthente fjalët e trajnerit.

“A keni ardhur këtu për të bërë foto me Messin?!!!! Jo!!! Atëherë dilni në fushë luani dhe bëni presion!!! - u tha eksperti francez në dhomën e zhveshjes.

 

 

Lojtarët dëgjuan me vëmendje se çfarë po u thoshte francezi. E gjithë kjo dha një rezultat dhe Arabia mposhti yjet e Argjentinës me Lionel Messin në pjesën e dytë.

"Nuk ndjen asgjë këtu (në dhomat e zhveshjes)? Nuk ndjen se mund ta përmbysësh? Nuk po? Relaksohuni! Djema, kjo është Kupa e Botës. Bëni më të mirën tuaj! Shkoni," bërtiti Renard.

 

 

E gjithë kjo është e vërtetë ka thënë edhe mesfushori i Arabisë Saudite, Abdulallah Al-Malki, i cili ka thënë se trajneri në dhomat e zhveshjes e ka “përlotur” me fjalën e tij dhe se ka qenë një pikë kthese për fitoren.

Ai e quajti trajnerin Renard "një të çmendur me të cilin i pëlqen të punojë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco