Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Statistikat interesante të Angli-SHBA

Statistikat interesante të Angli-SHBA

19:54, 25/11/2022
A+ Aa A-

Anglia e nisi Botërorin me një fitore 6-2 kundër Iranit, duke bërë debutimin më të mirë në historinë e tyre në një Kupë Bote dhe regjistruar fitoren e tyre të dytë më të thellë në këtë turne.

“Tre Luanët” që pësojnë gol pas minutës së 60-të është kthyer në një normalitet në katër ndeshjet e fundit të tyre (1 fitore, 1 barazim, 2 humbje).

Anglia e njeh mirë SHBA-në, me të cilët do të përballet në fazën e grupeve të një Botërori për herë të tretë këtë vit, pas atyre në 1950-ën dhe 2010-ën.

Është hera e parë që ishullorët do të ndeshen tri herë me një skuadër në fazën e grupeve të një Kupe Bote.

Ata kanë fituar 8 nga 11 ndeshjet kundër SHBA-së (1 barazim, 2 humbje), por që të teta këto suksese kanë qenë në ndeshje miqësore.

Bukajo Saka shënoi një dopjetë kundër Iranit, duke barazuar rekordin e kapitenit Harry Kane, i cili shënoi gjithashtu dy gola në debutimin e tij me fanellën e Anglisë në një Botëror (“Rusi 2018”).

Sulmuesi amerikan Timothy Weah, i biri i legjendës liberiane të futbollit dhe presidentit të vendit, George Weah, ishte autori i golit të SHBA-së në ndeshjen e parë të grupit kundër Uellsit.

SHBA-ja nuk ka humbur asnjë ndeshje në të cilën 21-vjeçari ka shënuar (2 fitore, 2 barazime).

Katër ndeshjet e fundit të Anglisë kanë prodhuar një mesatare 3.75 golash për ndeshje në pjesën e dytë.

Përpara ditës së hënë, vetëm dy skuadra kishin shënuar 3+ gola në secilën pjesë të një ndeshjeje Botërori këtë shekull (Gjermania në 2002 dhe Argjentina në 2006). Por fitoret e Anglisë dhe Spanjës kundër Iranit (6-2) dhe Kosta Rikës (7-0) thyen një statistikë të vjetër në vetëm pak ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco