Scaloni: E kemi kaluar shokun, ndaj Meksikës luajmë për fitore

Scaloni: E kemi kaluar shokun, ndaj Meksikës luajmë për fitore

19:00, 25/11/2022
A+ Aa A-

Lionel Scaloni beson se skuadra e tij është gati për ndeshjen e radhës ndaj Meksikës. Humbja me Arabinë Saudite natyrisht që ka lënë shenjë tek argjentinasit, por numri një i pankinës ka besim se skuadra do të bëjë kthesën, duke besuar tek e njëjta mënyrë loje.

“Jemi të fokusuar plotësisht tek ndeshja me Meksikën dhe do të synojmë të jetë tjetër muzikë. Nuk do të ndryshojmë shumë në stilin tonë të lojës. Në aspektin emocional natyrisht që pësuam një goditje, por kemi reaguar në mënyrë të menjëhershme. Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati. Meksika është një skuadër e fortë dhe kanë një trajner të madh. Mund t’u them se lojtarët e mi do të bëjnë më të mirën e tyre. Do të luftojmë shumë për ta kthyer situatë në favorin tonë”, tha Scaloni.

Në ndeshjen me Arabinë Saudite, Argjentinës iu anuluan tre gola nga VAR, por për teknikun Scaloni teknologjia nuk është shkaku i humbjes ndaj aziatikëve, ndërsa veçon se më e rëndësishme për të është që të marrë maksimumin ndaj Meksikës.

“Nuk mund të themi se VAR ishte fajtori kryesor që ne nuk fituam. VAR është i njëjtë për të gjithë. E pranojmë se ishte një rezultat që na trishtoi, por në anën tjetër duhet të shohim para dhe të tentojmë që të marrim një fitore e ti gëzojmë të gjithë tifozët e Argjentinës”, u shpreh trajneri argjentinas.

Ndeshja e fundit për Argjentinën do të të jetë ndaj Polonisë, që do të jetë dhe më përcaktuesja për fatin e skuadrës amerikano-latine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco