Tifozët u habitën: Ronaldo futi dorën në pantallona, nxori diçka dhe e gëlltiti

Tifozët u habitën: Ronaldo futi dorën në pantallona, nxori diçka dhe e gëlltiti

14:03, 25/11/2022
A+ Aa A-

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është filmuar në një situatë të pazakontë gjatë ndeshjes së xhiros së parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar kundër Ganës, kur ka futur dorën në pantallona dhe më pas ka gëlltitur atë që ka nxjerrë.

Një video u shfaq në rrjetet sociale ku shihet Ronaldo duke nxjerrë diçka si çamçakëz nga pantallonat e shkurtra dhe më pas e fut në gojë.

Ashtu siç pritej, pasuan komente të shumta, sidomos ato të tipit “Joachim Low do të krenohej”, por ende nuk dihet se për çfarë po flisnin.

Ronaldo shënoi një gol në ndeshjen e lartpërmendur, duke vendosur një rekord që do ta ketë shumë të vështirë për këdo.

Domethënë, portugezi është lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon në pesë kampionate botërore radhazi dhe shënoi nga penalltia në fitoren 3-2 kundër Ganës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco