Kapiteni i Brazilit sulmon trajnerin e Serbisë për deklaratën: Është mungesë respekti

Kapiteni i Brazilit sulmon trajnerin e Serbisë për deklaratën: Është mungesë respekti

12:36, 25/11/2022
A+ Aa A-

Para ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë, Dragan Stojkoviç është tallur me Selecaot dhe kjo nuk i ka pëlqyer kapitenit Thiago Silva, i cili pas ndeshjes kritikoi ashpër trajnerin serb.

"Ata luajnë me katër sulmues? A kanë mbrojtës për t'u mbrojtur?", pyeti Stojkovic kur deklaroi se brazilianët do të luajnë shumë sulmues, gjë që la pak shpresa te serbët se mund të bëjnë diçka më shumë në kundërsulme.

Megjithatë, Brazili dominoi plotësisht dhe fitoi 2-0 dhe Silva tha se shpreson që Stojkovic të jetë i informuar më mirë me cilësitë e mbrojtësve brazilianë herën tjetër.

"Dëgjova trajnerin e tyre që u tha para ndeshjes se Brazili ka shumë sulmues, por nuk ka njeri që të mbrojë portën. Ishte një mungesë respekti për historinë tonë, jo vetëm timen, por edhe historinë e shokëve të mi në mbrojtje, përfshirë Casemiro-n, që luan para nesh. Duhet respekt para se të flasësh. Ky trajner duhet të jetë më i informuar për kundërshtarët", tha mbrojtësi i Chelseat.

Në xhiron e radhës Brazili luan kundër Zvicrës, ndërsa Serbia përballet me Kamerunin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco