VIDEO/ Lojtari ganez shënoi përballë Ronaldos dhe e provokoi me festën, shikoni reagimin e portugezit

VIDEO/ Lojtari ganez shënoi përballë Ronaldos dhe e provokoi me festën, shikoni reagimin e portugezit

10:40, 25/11/2022
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo është provokuar mjaft nga festimi i golit të lojtarit të Ganës Osman Bukari në startin e Botërorit në Katar.

Portugalia mposhti me rezultat 3-2 Ganën dhe kështu nisën me sukses Botërorin. Megjithatë, ishte një takim shumë dramatik me shumë emocione.

Portugalia kishte dy gola epërsi, kështu që trajneri Fernando Santos nxori disa nga lojtarët e tij më të rëndësishëm, përfshirë Cristiano Ronaldon.

Mirëpo, lehtësinë e portugezit e ndërpreu sulmuesi ganez, Osman Bukari, i cili shënoi në minutën e 89-të dhe kështu solli dramë në këtë ndeshje. Goli u pasua nga një festë goli që provokoi Ronaldon.

Bukari kopjoi festën e famshme “siuu” të Ronaldos. Kapiteni i Portugalisë nuk u gëzua kur pa një gjë të tillë, por u pa mjaft i mërzitur me gjestin.

Një video e reagimit të frustruar të Ronaldos pas festës së Bukarit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Megjithatë, Gana nuk arriti të shënonte edhe një gol deri në fund, ndaj Ronaldo kishte shumë më tepër arsye për të festuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco