Nis raundi i dytë i Kupës së Botës/ Uells-Iran, publikohen formacionet zyrtare

Nis raundi i dytë i Kupës së Botës/ Uells-Iran, publikohen formacionet zyrtare

10:13, 25/11/2022
A+ Aa A-

Raundi i dytë i Grupit B nis me përballjen mes Uellsit dhe Iranit. Gjatë raundit të parë, uellsianët rrëmbyen  barazimin ndaj Shteteve të Bashkuara falë një penalltie të suksesshme të Gareth Bale në fundin e ndeshjes. Në rast fitoreje, uellsianët kanë mundësi të zënë përkohësisht vendin e parë.

Irani nga ana tjetër e nisi shumë keq Kupën e Botës me një humbje të thellë 6-2 ndaj Anglisë. Pavarësisht kësaj, iranianët treguan se dinë të sulmojnë me Mehdi Taremin që shënoi një dygolësh.

Uellsi luan me modulin3-5-2 me padyshim yllin e ekipit Gareth Bale në sulm, si dhe “drejtuesit” Joe Rodon dhe Ben Davies. Skuadra iraniane do të luajë 4-4-2 me Mehdi Taremin, në sulm.

Formacionet zyrtare:

Uells : Hennessey - Davies, Rodon, Mepham - Williams, Ramsey, Ampadu, Roberts, Wilson - Moore, Bale

Iran : Hosseini - Mohammadi, Hosseini, Pouraliganji, Rezaeian - Hajisafi, Noorollahi, Ezatolahi - Taremi, Azmoun

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco