Formacionet zyrtare/ Pritet spektakël, ja si rreshtohen Maroku dhe Kroacia

Formacionet zyrtare/ Pritet spektakël, ja si rreshtohen Maroku dhe Kroacia

10:07, 23/11/2022
A+ Aa A-

Kupa e Botës 2022 vazhdon këtë të mërkurë me nisjen e Grupit F. Në orën 11:00, Maroku sfidon nënkampionët e Botës, Kroacinë. “Luanët” do të luajnë me modulin 4-3-3 me Yassine Bounou në portë pas Achraf Hakimi, Romain Saiss, Nayef Aguerd dhe Noussair Mazraoui. Në mesfushë gjejmë Azzedine Ounahi, Sofyan Amrabat dhe Selim Amallah. Hakim Ziyech dhe Sofiane Boufal do t’i vijnë në ndihmë Youssef En-Nesyri i cili do të qëndrojë në majën e sulmit.

 

Nga ana tjetër, Dalic zgjedh një modul 4-3-3 ku Dominik Livakovic mban katërkëndëshin e portës. Në mbrojtje janë Josip Juranovic, Dejan Lovren, Josko Gvardiol dhe Borna Sosa. Marcelo Brozovic është pozicionuar si “rojtar” i Luka Modric dhe Mateo Kovacic.Ndërsa, Nikola Vlasic dhe Ivan Perisic mbështesin Andrej Kramaric në sulm.

Formacionet zyrtare:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco