Franca tronditet nga një tjetër dëmtim, Kupa e Botës ka përfunduar për mbrojtësin e Bayernit

Franca tronditet nga një tjetër dëmtim, Kupa e Botës ka përfunduar për mbrojtësin e Bayernit

09:48, 23/11/2022
A+ Aa A-

Lucas Hernandez i ka dhënë lamtumirë Kupës së Botës në Katar pasi pësoi një dëmtim në gju në fitoren 4-1 të Francës së tij kundër Australisë mbrëmjen e djeshme.

Skuadra e Didier Deschamps u detyrua të përmbyste rezultatin pasi Australia kaloi në epërsi në minutën e gjashtë, por kampionët në fuqi të botës dominuan pjesën më të madhe të lojës dhe në fund arritën të triumfonin.

Franca pësoi një goditje të rëndë në minutën e 13-të pasi Hernnadez u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në gju. Mbrojtësi i Bayernit u zëvendësua nga vëllai i tij më i vogël Theo, i cili luan për Milanin.

Hernandez më pas iu nënshtrua një MRI dhe rezultatet zbuluan dëmtimin në ligamente, duke e përjashtuar atë për pjesën tjetër e turneut në Katar.

Image

"Ashtu si i gjithë grupi, lojtarët dhe stafi trajner, më vjen shumë keq për Lucas. Po humbasim një element të rëndësishëm. Lucas është një luftëtar dhe nuk kam asnjë dyshim se do të bëjë gjithçka për t'u rikthyer në lojë. E di mirë, guximin e tij, do ta ketë, kjo është e sigurt. Në emër të grupit i uroj shërim sa më të shpejtë", tha Deschamps.

Franca luan me Danimarkën në ndeshjen e radhës në Grupin D të premten përpara se të përballet me Tunizinë të mërkurën e ardhshme.

Më herët dje, Danimarka barazoi pa gola kundër Tunizisë, që e vendosi Francën në krye të grupit.

Kujtojmë që Franca ishte goditur tashmë nga disa dëmtime para fillimit të turneut, kështu që Mike Maignan, Paul Pogba, N'Golo Kante, Presnel Kimpembe, Christopher Nkunku dhe Karim Benzema nuk ia dolën të ishin prezent në Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco