Dy kapitenë përballë njëri-tjetrit, Lewandowski dhe Ochoa hyjnë në historinë e Botërorëve

Dy kapitenë përballë njëri-tjetrit, Lewandowski dhe Ochoa hyjnë në historinë e Botërorëve

21:12, 22/11/2022
A+ Aa A-

Vazhdon mallkimi i Robert Lewandowskit në Kampionatet Botërorë.

Ylli i Polonisë, ndonëse është prej vitesh një nga bomberët më të mirë në qarkullim, vazhdon të mos gjejë rrugën e rrjetës në këtë turne dhe mallkimi i tij goditi edhe sot kur Guillermo Ochoa i Meksikës i priti gjuajtjen nga pika e bardhë në barazimin 0-0.

Kështu, Lewandowski shënon 4 ndeshje tashmë në Botëror dhe zero gola.

Por këtë herë, ndeshja e katërt dhe penalltia që iu prit, regjistroi një statistikë unike në historinë e Kampionateve Botërore.

Lewandowski dhe Ochoa ishin të dy kapitenët e përfaqësueseve përkatëse në këtë sfidë dhe kjo ishte hera e parë, në të gjitha edicionet e turneut, kur një kapiten, i priste penalltinë një tjetri në fazën finale të tij.

Diçka që e bën Levën pjesë të historisë së Botërorit, për fatin e keq të tij, jo siç dëshironte ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco