Detaje interesante para duelit Francë-Australi

Detaje interesante para duelit Francë-Australi

19:49, 22/11/2022
A+ Aa A-

Francë-Australi, zhvillohet në kuadër të Grupit D të “Katar 2022”, në stadiumin “Al Janoub” në Al Wakrah.

Për të dytin edicion me radhë të Kampionateve Botërore, Franca dhe Australia do të përballen në ndeshjen e parë të grupit.

Motivi i Francës nga ky kampionat është se dëshiron të bëhet kombëtarja e parë pas vitit 1962, që e mbron titullin e kampionit. Këtë gjë e ka arritur vetëm Brazili.

Franca ka pasur fushatë negative gjatë Ligës së Kombeve këtë vit me 2 barazime dhe 3 humbje dhe për shkak këtyre rezultateve ka rënë në vendin e katërt të ranglistës botërore.

Mungesë e madhe për Francën do të jetë “Topi i Artë” i këtij viti, Karim Benzema, i cili për shkak të një dëmtimi në kofshë nuk do të mund t’i ndihmojë kombëtares së tij.

Për trajnerin e Australisë, Graham Arnold, do të jetë Botërori i parë në krye të kësaj kombëtareje, por eksperienca nuk i mungon pasi ishte asistent në vitin 2006 dhe 2010.

Ky trajner ishte në presion për shkak se kishte një ecuri të dobët të kualifikimeve me 1 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, por arritja në Play-off dhe fitoret ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Perusë, i dhanë qetësinë.

Një statistikë e zezë për Francën është e vitit 2002, duke u llogaritur si mbrojtësja më e dobët e titullit, pasi e kishte fituar atë në vitin 1998. Francezët nuk kishin shënuar asnjë gol dhe kishin regjistruar 1 humbje dhe 2 barazime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco