VIDEO/ Nuk përmbahen futbollistët e Arabisë Saudite, festë e ‘çmendur’ në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ Nuk përmbahen futbollistët e Arabisë Saudite, festë e ‘çmendur’ në dhomat e zhveshjes

19:28, 22/11/2022
A+ Aa A-

Skenat nga festa e papërmbajtur e futbollistëve arabë brenda zhveshtores pas fitores heroike ndaj Argjentinës

Arabia Saudite ka bërë surprizën e madhe në Kampionatin Botëror, duke mposhtur një prej favoritëve, Argjentinën.

Përfaqësuesja e Lionel Messit u trondit në “Lusail Stadium” me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë (2-1).

Menjëherë pas ndeshjes, tifozët arabë janë parë rrugëve duke brohoritur e duke festuar, ndërkohë që nuk kanë hezituar ta ngacmojnë superyllin e skuadrës me festën ‘SIUUU’ të Cristiano Ronaldos.

Momentet e bukura të fitores janë festuar edhe në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses së Arabisë Saudite, ku futbollistët nuk janë përmbajtur nga gëzimi.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video dhe fotografi nga çastet e festës së çmendur, teksa lojtarët janë parë duke bërtitur, duke vallëzuar, duke hedhur sende e duke kërcyer mbi tavolina.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco