Çfarë tha trajneri i Argjentinës pas disfatës nga Arabia Saudite?

Çfarë tha trajneri i Argjentinës pas disfatës nga Arabia Saudite?

17:34, 22/11/2022
A+ Aa A-

Njëra nga kombëtaret favorite për ta fituar Kampionatin Botëror u mposht në ndeshjen hapësë të tyre në këtë kompeticion.

Argjentina u mposht 2-1 nga Arabia Saudite.

Trajneri Lionel Scaloni në konferencë për shtyp pas takimit ndihej i trishtuar pas kësaj humbjeje, megjithatë tha se duhet të vazhdojnë për t’i përmirësuar gabimet.

“Ne ishim në dijeni se si do të luante Arabia dhe jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Por kësaj radhe ata patën një mbrojtje të fuqishme dhe të vështirë për ta thyer. Ne duhet të analizojmë me qetësi këtë disfatë dhe të përgatitemi për ndeshjet tjera”, tha Scaloni.

“Është një ditë e trishtuar për ne, po duhet të ngremë kokën lartë dhe të vazhdojmë më tej. Pavarësisht kësaj, mendoj se ne mbetemi ende Argjentina e fortë”.

Duelin e radhës, Argjentina e zhvillon më 26 nëntor përballë Meksikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco