Lautaro: Disfatë që dhemb shumë, na presin dy finale

Lautaro: Disfatë që dhemb shumë, na presin dy finale

17:14, 22/11/2022
A+ Aa A-

Lautaro Martínez ishte i pari nga kampi i Argjentinës që guxoi të fliste për disfatën e papritur pse jo dhe turpëruese përballë Arabisë Saudite.

E humbëm ndeshjen për gabimet tona, më shumë në pjesën e dytë. Janë detaje që bëjnë diferencën dhe duhet të korrigjojmë gabimet.”

Argjentina ishte dominuese në pjesën e parë, madje goli i Messit me penallti dhe tre të tjerë të anuluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje dhanë përshtypjen e një suksesi të lehtë, por nuk ndodhi kështu.

“Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar më shumë se një gol, por ky është Botërori, tani na kanë mbetur edhe dy finale. Kjo disfatë dhemb shumë. Kishim një shpresë të madhe për të fituar Kupën e Botës. Por kjo ka mbaruar dhe tani duhet të stërvitemi dhe të mendojmë për atë që do të vijë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco