VIDEO/ Reagimi i komentatorit saudit pas golit për 2-1 bëri xhiron e botës: Allah, Allah, Allah...

VIDEO/ Reagimi i komentatorit saudit pas golit për 2-1 bëri xhiron e botës: Allah, Allah, Allah...

14:28, 22/11/2022
A+ Aa A-

Surpriza e parë e madhe në këtë Botëror. Arabia Saudite mundi me përmbysje Argjentinën (2-1) në ndeshjen e parë të Grupit C. Një sukses i jashtëzakonshëm nga ana e ekipit të Herve Renard.

Se sa do të thotë kjo fitore për sauditët, e tregon më së miri reagimi i komentatorit pasi Salem Al Dawsari shënoi golin për 2-1.

Argjentina kaloi në avantazh me golin e Lionel Messit nga penalltia në minutën e dhjetë, ndërsa në pjesën e dytë, fillimisht Saleh Al Shehri barazoi në 1-1 në minutën e 48-të dhe pesë minuta më vonë Al Dawsari shënoi për 2-1.

 

 

Kur lojtari më i mirë i Arabisë Saudite mposhti Emiliano Martinezin me një supergol, komentuesi nuk mundi t'i përmbajë emocionet.

“Allah, Allah, Allah, Allah!” thirri komentuesi entuziast saudit teksa Al Dawsari festonte me shokët e tij të skuadrës dhe paralajmëroi një nga fitoret më të mëdha të Arabisë Saudite në histori.

Nuk vonoi shumë që reagimi i tij bëri xhiron e botës dhe njerëzit në rrjetet sociale u kënaqën me emocionet e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco