Katër ndeshje sot në Kupën e Botës: Messi, Danimarka dhe kampionët aktualë zbresin në fushë

Katër ndeshje sot në Kupën e Botës: Messi, Danimarka dhe kampionët aktualë zbresin në fushë

09:04, 22/11/2022
A+ Aa A-

Botërori i Katarit hyn në ditën e tij të tretë, teksa sot do të zbresin në fushë Argjentina e Lionel Messit dhe Franca kampione në fuqi e Botës.

Kështu gjithçka do të strtojë në orën 11:00 me “albicelestët” që do të përballen me Arabinë Saudite, një sfidë e lehtë në letër për Messi & Co, porn ë të njëjtën kohë një 3-pikësh si detyrë për t’u marrë.

Danimarkë-Tunizi në orën 14:00 dhe Meksikë-Poloni më 17:00, janë dy sfida të tejra mjaft interesante të këtij Botërori, ndërsa dita do të mbyllet me përballjen e mbrëmjes mes Francës dhe Australisë.

“Gjelat” e Deschamps do të provojnë të mbrojnë kurorën, ndonëse në këtë kompeticion do të vijnë pa emra si Pogba, Kante, Nkunku e Benzema, megjithatë përballë Australisë nuk ka justifikim dhe fitorja është një detyrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco