Barazimi i parë në Kupën e Botës, SHBA dhe Uellsi ndajnë pikët

Barazimi i parë në Kupën e Botës, SHBA dhe Uellsi ndajnë pikët

22:05, 21/11/2022
A+ Aa A-

Është mbyllur pa fitues ndeshja mes ShBA dhe Uellsit.

Ndeshja mes kombëtares së SHBA-së dhe asaj të Uellsit është mbyllur me rezultatin e barabartë, 1:1,

Në pjesën e parë, ShBA pati ritëm më të lartë që nga fillimi i ndeshjes duke krijuar dy raste të mira shënimi, por që Hennessey ishte në formë të mirë.

Ndërkohë, ShBA kaloi në avantazh në minutën e 36’ të takimit, kur Timothy Weah dërgoi topin në rrjetë, pasi e gjeti vetën 1 kundër 1 me portierin, nga një pasim i mrekullueshëm i Christian Pulisic.

SHBA bëri një loë mjaft të mirë dhe në pjesën e dytë të takimit, por një penallti e minutës së 82’ ndihmoi uellsianët të marrin një pikë nga kjo ndeshje.

Penalltinë e fituar vet, Gareth Bale e konvertoi në gol në minutën e 82’ të ndeshjes, për të vulosur rezultatin final 1:1.

Me këtë barazim, të dyja kombëtaret marrin nga një pikë dhe shkojnë në pozitat 2 dhe 3. Në grupin e ShBA dhe Uellsit, Anglia është lidere me tri pikë, kurse Irani është pa pikë nga xhiroja e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco