VIDEO/ Presidenti i SHBA telefonatë me ekipin e futbollit: Jam gati të futem në fushë

VIDEO/ Presidenti i SHBA telefonatë me ekipin e futbollit: Jam gati të futem në fushë

19:38, 21/11/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka telefonuar skuadrës së futbollit që ndodhet në Kampionatin Botëror në Katar që ta inkurajojë para ndeshjes së parë në grup.

Turneu i madh i futbollit filloi të dielën ku ndeshja e parë ishte ajo e Katarit me Ekuadorin, ndërsa sfidën e fitoi skuadra Amerikano Jugore.

Trajneri Gregg Berhalter që do t’i udhëheqë Shtetet e Bashkuara kundër Uellsit në ndeshjen e tyre hapëse të Grupit B, në të cilën duan të luajnë mirë para testit të madh kundër Anglisë dhe pastaj Iranit që do të vendosë nëse do të arrijnë në fazën e eliminimit direkt.

Dhe për t’i dhënë zemër skuadrës, është presidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke biseduar me trajnerin, i cili e ka hapur telefonatën që ta dëgjonte i gjithë ekipi.

Me të hapur telefonatën, presidenti Biden bëri një shaka duke thënë: ‘Trajner më futi në lojë, jam gati të luaj’.

‘Ju djem, unë e di që nuk jeni favoritë, por do t’ju them se keni disa nga lojtarët më të mirë në botë në ekipin tuaj dhe po përfaqësoni këtë vend dhe unë e di që do të luani me zemër, kështu që le të shkojmë t’i tronditim të gjithë’.

‘Vazhdoni t’i besoni njëri-tjetrit, luani sa më fort që të mundeni dhe për ju dhe familjet tuaja, bashkëlojtarët dhe i gjithë vendi është duke ju mbështetur juve’, ka thënë mes tjerash Biden duke shtuar se do të dëshironte të ishte atje për t’i parë.

Berhalter padyshim që ishte i prekur nga ky gjest dhe ia ktheu duke e falënderuar për mesazhin dhe duke ia bërë me dije që e gjithë skuadra po e dëgjonte dhe se e vlerësojnë shumë mbështetjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco