Anglia e nis Botërorin si favorite, luan ‘tenis’ ndaj Iranit

Anglia e nis Botërorin si favorite, luan ‘tenis’ ndaj Iranit

16:13, 21/11/2022
A+ Aa A-

Në “Khalifa International Stadium” në Doha u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Katar 2022” mes Anglisë dhe Iranit, shkruan Syri.net.

Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate fitoi me rezultatin e thellë 6-2, duke siguruar tre pikët e para në grup, ku bëjnë pjesë edhe SHBA me Uellsin.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3-0 të anglezëve, me golat e shënuar nga Jude Bellingam (35’), Saka (43’) dhe Sterling (45+1’).

Saka në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për anglezët.

Irani realizon golin e nderit në minutën e 65-të, ku Taremi tregohet i saktë në gjuajtjen e tij brenda zone.

“Tre Luanët” nuk kursehen, teksa Rashford (71’) dhe Grealish (90’) i çojnë shifrat në 6-1.  

Me një penallti të dhënë me ndihmën e sistemit VAR, Irani shënon golin e dytë në minutën e 10-të shtesë.  

Me këtë rezultat u mbyll takimi, i cili u dominua nga Anglia, që merr kryesimin e Grupit B, në pritje të sfidës SHBA-Uells, e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco