‘Tre Luanët’ të papërmbajtshëm ndaj Iranit, 3 gola në 45 minuta

‘Tre Luanët’ të papërmbajtshëm ndaj Iranit, 3 gola në 45 minuta

14:50, 21/11/2022
A+ Aa A-

Në “Khalifa International Stadium” në Doha po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Katar 2022” mes Anglisë dhe Iranit, shkruan Syri.net.

Në minutën e 35-të zhbllokohet rezultati. Nga një harkim në zonë i Luke Shaw, është Jude Bellingam që godet saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0 për Anglinë.

“Tre Luanët” vazhdojnë presionin dhe në minutën e 43-të nga një goditje këndi, Maguire ul topin me kokë për Saka, i cili gjuan me të majtën, për të realizuar golin e dytë.

Sterling vë edhe ai firmën e tij, teksa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënon për 3-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco