Rama lëshon 'të fortë': Jemi i  vetmi vend që ther në parlament, ther dhe në rrugë!

Rama lëshon 'të fortë': Jemi i vetmi vend që ther në parlament, ther dhe në rrugë!

12:01, 07/10/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbylljen e thertoreve në vend në kuadrin e planit të 100 ditëve të para të qeverisjes, mirëpo ka gjetur rastin të bëjë një krahasim të fortë lidhur me këtë vendim dhe t'i japë një grusht, opozitës, e cila protestoi së fundmi për të drejtën e debatit dhe të fjalës.

"Ne jemi i vetmi vend që therim në parlament, therrim dhe në rrugë, - tha Rama. -  Në parlament theret e vërteta, se procesi që ka filluar nga opozita është thyerja e rregullave dhe kthimi i parlamentit në një klub të degraduar," duke shtuar se do të vendosë rregulla.

"Kurse gjaku në rrugë është barbari," - shtoi ai. - Është për të vënë kujën kur theret një qen, një qenie e pafajshme, por askush nuk vë kujen për therjen më barbare kriminale të bagëtive ë sy të fëmijëve, familjeve, pa asnjë kusht higjenik. Thertoret do të mbyllen dhe të funksionojnë sipas standardeve. Hollanda ther disafish më shumë se ne dhe ka vetëm tre thertore. Kjo duhet të marrë fund."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco