Vendimi i socialistëve: Të enjten ngrihet komisioni i Reformës Zgjedhore

Vendimi i socialistëve: Të enjten ngrihet komisioni i Reformës Zgjedhore

09:44, 02/10/2017
A+ Aa A-

Të enjten Kuvendi do miratojë ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. Vendimi është marrë nga maxhoranca gjatë mbledhjes së zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne te Kryesia e Kuvendit.

Në takim kanë marrë pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar dhe kryesia e grupit parlamentar të PS. Takimi është drejtuar nga zv/kryeministrja Senida Mesi, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 Ky format takimi i cili drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe zv/kryeministrja Senida Mesi do të jetë i përjavshëm dhe do t’i shërbejë koordinimit parlamentar.

Në takim do të koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco