Rama rrëzon me forcën e kartonëve organikën e Vettingut, abstenon dekretin e presidentit kundër plehrave

Rama rrëzon me forcën e kartonëve organikën e Vettingut, abstenon dekretin e presidentit kundër plehrave

10:02, 29/09/2017
A+ Aa A-

Ka qenë një seancë maratonë nga më të gjatat në historinë e parlamentarizmit shqiptar ajo e djeshmja, që ka zgjatur më shumë se 16 orë, me debate dhe diskutime të forta veçanërisht për organet e Vettingut.

Vonë pas mesnate më në fund është bërë ajo që donte Edi Rama me forcën e kartonëve, duke  miratuar me 74 vota ligjin për strukturat dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik; të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve me shumicë socialiste.

Në përfundim parlamenti rrëzoi me 52 vota propozimin e PD dhe me 53 atë të LSI, për organet e e Vettingut sipas të cilave duhej që të qëndronin në fuqi propozimet e tyre për staf dhe paga .

Gjithashtu gjatë kësaj seance maratonë u pranuan edhe dy dekretet e ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe për dhomat e tregtisë dhe industrisë. Këto dy dekrete morën votën pro të opozitës, ndërsa mazhoranca abstenoi.

Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017.

Votimi i disa prej pr/vendimeve

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”

Propozimi i PD -52 pro, 73 kundër

Propozimi i LSI -53 pro, 74 kundër

Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit””

Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër

Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionerit Publik

Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër

Propozimi i LSI- 53 pro, 74 kundër

Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar

54 pro, 0 kundër, 72 abstenim

Dekret nr. 7969, datë 18.10.2016, “Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”

64 pro, 1 kundër, 71 abstenim

Akti normativ nr. 2, datë 16.8.2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017

73 pro, 54 kundër, 0 abstenim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco