Fleckenstein: Jo, nuk ka kushte shtesë për çeljen e negociatave për Shqipërinë

Fleckenstein: Jo, nuk ka kushte shtesë për çeljen e negociatave për Shqipërinë

10:55, 19/09/2017
A+ Aa A-

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar sot nga Tirana se nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE veç zgjedhjeve të lira dhe 5 prioriteteve kyç, duke hedhur poshtë kështu mundësinë që Greqia të shtojë një kusht për çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri.

“Për herë të parë nuk shoh ndonjë kusht shtesë , - tha Fleckenstein i pyetur nga gazetarët për kërcënimin e Greqisë. - Ne gjithnjë kemi folur për zgjedhjet dhe 5 prioritetet kyçe që duhet të zbatohen dhe nuk do të ishte e drejtë të kishte kushte të tjera shtesë për çeljen e negociatave.

Për këtë do të presim edhe raportin e kolegëve tanë italianë, që bëjnë fluturime në Shqipëri dhe do të shohim edhe rezultatin e këtyre fluturimeve.

Është vërtet çështje serioze dhe ajo që duam ne është se duhet punë për të pasur një situatë të mirë në të ardhmen.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil 19/09/2017 14:25

Sikur mos te vish me do beje mire! Na ke ca veshet dhe b...., .

Kosta19/09/2017 11:59

I paska mare nje dore eurosh te mira ky muratori gjerman i BEs.......si nuk u vjen turp ketyre funderinave te europes qe na flasin per kunder komunizmit dhe krimeve te tije dhe bejne foto me kriminele te diktatures komuniste....

Shto koment

Denonco