Qëlluan Ballën me vezë, Policia e narko shtetit 'mësyn' xhaminë e Namazgjasë për të kapur protestuesit! I prin Ervin Hasrama

17:07, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e narkoshtetit vijon terrorin ndaj qytetarëve që protestojnë para parlamentit. Pasditen e sotme ata kanë ‘mësyrë’ xhaminë e Namazgjasë për të kërkuar protestuesit.


Syri Tv sjell pamjet e momentit kur policia dhe vetë shefi i komisariatit nr 1 Ervin Hasrama ndodhen në ambientet e xhamisë.

Ngjarja ndodh pasi disa protestues goditën  me vezë makinën e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla i cili doli nga seanca parlamentare ku u PS votoi e vetme

marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara.

Në seancën e orës 15:00 marrëveshja u votua me 74 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Ndërsa opozita vendosi të bojkotojë duke mos pranuar të bëhet pjesë e kësaj seance antikushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco