Deputetja e PD, Klodjana Çapja: Taulant, je non grata në Prrenjas!

Deputetja e PD, Klodjana Çapja: Taulant, je non grata në Prrenjas!

18:27, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD-së në qarkun e Elbasanit, Klodjana Çapja në një reagim të saj në rrjetet sociale shkruan, se Taulant Balla nuk ka shkuar dot në Përrenjas, sepse është shpallur non grata nga banorët e kësaj zone.

Reagimi i deputetes, Klodjana Çapja:

Taulant, je non grata në Prrenjas!

Pasi deklarove se të shtunën do të ishe në Prrenjas, sot nuk guxove t'i afroheshe asaj bashkie, e aq më pak të përballeshe me qytetarët.

E di shumë mirë pse nuk shkove.

Sepse në Prrenjas nuk do të gjeje duartrokitje të porositura, njerëz të sjellë me detyrim apo skenarë të përgatitur nga zyrat e partisë.

Do të përballeshe me qytetarë të bashkuar, të vendosur për të mos bërë asnjë negocim dhe asnjë kompromis me ty.

Do të përballeshe me njerëz që nuk pranojnë që vendi i tyre të zhduket. Me qytetarë që nuk pranojnë që e ardhmja e Prrenjasit të vendoset as në zyrën tënde, e as në zyrën e Maznikut.

Për fatin e Prrenjasit vendosin vetëm qytetarët e tij.

Dhe qytetarët e Prrenjasit e kanë bërë zgjedhjen e tyre: nuk dorëzohen, nuk negociojnë dhe nuk bëjnë kompromis me të ardhmen e bashkisë së tyre.

Prandaj, Taulant, sot nuk shkove në Prrenjas.

Sepse e di që aty nuk të presin duartrokitje, por pankarta, protestë dhe shumë zemërim.

#PrrenjasiNukDorezohet 👏🇦🇱

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco