VIDEO/ Koka: Rama ka humbur kontaktin me realitetin, protesta qytetare është refuzimi përfundimtar ndaj tij

17:28, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Edicionin e Pasdites me moderatorin Bled Marku në SYRI TV, komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si dëshmi të shkëputjes së tij nga realiteti dhe një përpjekje për të zbutur reagimin qytetar ndaj protestës.

Sipas Kokës, mënyra se si Rama e interpreton realitetin ekonomik të vendit tregon se ai e sheh pasurimin e një numri të vogël njerëzish si sukses për të gjithë shoqërinë.

Duke analizuar fjalimin e Ramës, Koka tha se kryeministri tentoi të shfaqej empatik ndaj protestës, por sipas tij, mesazhi i fundit i fjalës së tij tregoi diçka krejt tjetër. Sipas gazetarit, Rama po përpiqet të përdorë të njëjtat metoda që, sipas tij, ka përdorur edhe më parë.

Ai kujtoi gjithashtu ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit gjatë javëve të fundit, duke thënë se fillimisht protestuesit u etiketuan si njerëz të përdorur nga shërbime të huaja, ndërsa më pas retorika ndryshoi.

Gazetari kritikoi edhe qëndrimin e Ramës ndaj protestuesve, duke deklaruar se kryeministri i ka etiketuar qytetarët që protestojnë kundër tij, ndërsa, sipas tij, nuk ka mbajtur të njëjtin standard për deklarata të tjera që kanë prekur interesat kombëtare.

’Këtë lloj zëri dhe këtë lloj dikotomie mendimi e zotit Rama, pra që mendon se fakti që ka bërë nja 10-15 njerëz miliarderë në Shqipëri, kjo është automatikisht e vlefshme edhe për pjesën 99.9% të pjesës tjetër të popullit. Në fakt, ky është problemi i tij dhe kjo tregon një shkëputje të kryeministrit me realitetin. Dhe prandaj po ta shikoni fjalimin e djeshëm, nisi një fjalim i cili tentonte të ishte empatik në vetvete në raport me protestën dhe me...

Tentoi të bëhet empatik, por ishte shqetësuese në fakt, siç e lexova unë pjesën e fundit e kryeministrit, kur tha që në momentin që do qetësohet uji, flamingot do rikthehen sërish.

Pra duket sikur Rama ka futur dhe po tenton të fusë tentakulat e tij edhe në këtë protestë, për të tentuar të bëjë atë që bën më së miri: të blejë qytetarë, të blejë personazhe të cilët kanë influencë, duke mos harruar këtu ndërkombëtarët se atë e kemi dokumentuar edhe me prova.

Pra duket sikur po tenton t'i fusë hundët dhe duart dhe tentakulat e tij edhe brenda kësaj proteste. Ky është misioni i zotit Rama në çdo lloj proteste dhe në çdo lloj organizimi që ndodh kundër tij. Vetëm se ndryshe nga herët e tjera, unë mendoj që kësaj here ka dështuar. Dhe sepse është i njëjti kryeministër i cili ka prodhuar disa metamorfoza në 55 ditët e fundit.

Mos harroni që në fillim i quajti njerëz që ishin të përdorur nga regjimet, nga agjenturat iraniane, greke, serbe, të gjithë agjenturat e kësaj bote, që ai tentoi i thirri në kauzë por nuk i doli në asnjë cep. Se sot e gjithë ditën nuk është arrestuar ndonjë agjent ose nuk është përjashtuar ndokush përveç X ballës që kishte bërë një foto dikur me Ahmadinexhadin.

Por e kemi diskutuar njëherë dhe s'dua të biem në përsëritje, që është i njëjti kryeministër që i shpall 'non-grata' qytetarët shqiptarë që vijnë e protestojnë kundër tij në Shqipëri, ama nuk mban të njëjtin qëndrim ose kritikon qytetarët shqiptarë dhe i shan ata madje, kur i thonë orë mbaj një qëndrim të paktën për atë debilin serb që tha se po të mos e bënim siç duhet punën në Kosovë, ose po të ishte Millosheviçi gjallë, do të duhej t'i spastronim njëherë e mirë.

Pra ky është shteti dhe kjo është fytyra e Edi Ramës që kanë shqiptarët sot. Dhe prandaj është një njeri që qartazi ka shkëputur kontaktin nga realiteti, mundohet t'i blejë qytetarët, t'i joshi, pastaj flet për nevojën e empatisë që duhet të kenë zyrtarët e vet kur deklarojnë ato arritjet e kësaj imagjinarese, aty ishte problemi sipas Ramës.

Pra këta që flasin për arritjet e qeverisë, nuk e thonë në mënyrë empatike por e thonë pak në mënyrë arrogante. Ndërkohë që problemi është që kur ti nuk prodhon dot asgjë dhe nuk ke asgjë se çfarë t'u shesësh, e vetmja mënyrë se si mund t'i imponohesh qytetarëve zakonisht kur je një regjim imponohesh përmes arrogancës.

Dhe prandaj ajo që ne kemi parë sot nuk është mungesa e empatisë nga ana e zyrtarëve të Edi Ramës, është fakti që ata nuk kanë asgjë të shesin dhe e vetmja gjë që mund ta përballen në një debat normal në një studio apo kudo gjetkë është vetëm arroganca. Dhe sigurisht pastaj zoti Rama përfundoi tek ajo që në fakt është i gjithë regjimi i tij: tek arroganca, tek dhuna, tek sharjet, tek korbat, tek sorrat, që edhe aty ka ca mesazhe jo më shumë sa për protestuesit po për ata që dikur i kishte miq dhe sot me sa duket ua ka prerë dhe atyre biletën.

Dhe këtu kam përshtypjen që kur flet sorros, sorrat, e ka për ish-mikun e vet George Soros dhe Alex Soros. Se po të mbani mend, ishte dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla i cili para disa ditësh i bëri thirrje fondacionit Soros që të frenonte Gergj Qerabarin të mos bënte statuse në Facebook me fotot e Taulant Ballës.

Pra këtu po përplasen një seri faktorësh, zoti Rama po përplaset me një seri faktorësh në mendjen e tij dhe kërkon t'i gjejë ato në protestë. Ndërkohë që protesta është e qartë, është qytetare dhe është refuzimi përfundimtar që publiku shqiptar ka vendosur t'i bëjë kryeministrit dhe qeverisë së tij.’, u shpreh gazetari Bledian Koka në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco