Nga Erisa Xhixho
13 vite në pushtet. 13 vite pabesi.
Ja pabesitë e Edi Ramës që ka vjedhur qytetarët më të varfër në Europë:
▪ 400 milionë euro të zhdukura me aferën e inceneratorëve.
▪ 3.8 miliardë euro të shpenzuara për rrugë, ngelën rrugëve nga korrupsioni galopant.
▪ Tuneli i Llogarasë – kontratë rreth 170 milionë euro, me vjedhje 50 milionë euro.
▪ Shëndetësia e zhytur në korrupsion, me koncesione milionëshe dhe qytetarë që paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi për t’u kuruar.
▪ Sterilizimi – koncesion rreth 100 milionë euro.
▪ Check-up – kontratë rreth 120 milionë euro për kontrollin bazë shëndetësor.
▪ 4.2 milionë euro “Kopshti Eden”.
▪ Administratë e korruptuar dhe e kapur nga patronazhistët.
▪ Arsim në rënie të lirë, 60% e fëmijëve analfabet funksional, në Testin e PISA-s rënie drastike, shkolla që vazhdojnë me dy turne.
▪ Ujë të pijshëm që mungon.
▪ Bujqësi e shkatërruar, blegtori në kolaps dhe fshatra të zbrazura.
▪ Afera IPARD – pezullim i fondeve nga BE për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit.
▪ Pastrim parash dhe ekonomi e deformuar nga kullat.
▪ Financimi i një koncerti privat me 4.2 milionë euro të hequra nga fondi i emergjencave
Kjo është trashëgimia e 13 viteve të Edi Ramës: korrupsion, kapje e shtetit, varfërim i qytetarëve dhe shkatërrim i shpresës.
© SYRI.net